Chiara Ferragni chooses an Albanian song as the soundtrack of her project
Share

Blogerja e njohur Chiara Ferragni në projektin e saj të fundit “The Atlas of Beauty” (Atlasi i bukurisë) ka zgjedhur si kolonë zanore këngën e njohur shqiptare “Në zaman t’asaj furie”, interpretuar nga duoja shqiptare në Itali Kole Laca and Beatriçe Gjergji.
Projekti i Chiara Ferragni është një udhëtim mbresëlënës përmes 500 portreteve të grave nga e gjithë bota, fotografuar nga Mihaela Noroc ; e cila eshte nje himn per bukurine dhe sakrificat femerore.
Blogerja e njohur herë pas herë ka treguar lidhjet e saj me shqiptarët, kohë më parë në një video, ajo madje ka përmendur disa fjalë shqipe, duke ju drejtuar kujdestares së djalit saj me origjinë shqiptare.