BEING CHARGED

Write to ask

Showbiz

For the first time in 30 years, Queen Elizabeth II will spend Christmas in Windsor

Share

Për here te pare ne më shumë se 30 vjet, Mbretëresha Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, do t’i kalojnë Krishtlindjet në qetësi në kështjellën Windsor në periferi të Londrës.

“Pasi shqyrtuan të gjitha këshillat e duhura, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut kanë vendosur ta kalojnë Krishtlindjen në qetësi në Windsor, këtë vit”, tha një zëdhënës i Pallatit Buckingham në një komunikim zyrtar për mediat.

Tradicionalisht, çifti mbretëror e kalonte sezonin e festave në rezidencën e tyre në Sandringham, Norfolk, në shoqëri edhe të anëtareve të tjerë të familjes mbretërore.

Ndërsa do të lejojnë festimet dhe bashkimet familjare deri në tre familje për pesë ditë nga 23-27 dhjetor, Pallati Buckinghamit nuk ka sqaruar nëse pjesa tjetër e familjes mbretërore, përfshirë fëmijët, do të udhëtojnë në Windsor.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEN