BEING CHARGED

Write to ask

Showbiz

'' I wanted to leave school '' - Nevina Shtylla shows the difficult period after she was announced '' Miss Albania ''

Share

10 vjet më parë, Nevina Shtylla rrëmbeu kurorën e ‘’Miss Shqipëria’’. Në atë periudhë, ajo ishte 16 vjeçe dhe triumfoi mes 32 bukurosheve nga të gjithë trevat e vendit. Por megjithëse kjo ishte një arritje e madhe që do i hapte më vonë dyert e televizionit dhe karrierës, për të duket se jo gjithçka ka qenë e lehtë.

Së fundmi ajo është shprehur se ndihej e bullizuar dhe keqtrajtuar nga disa mësues në shkollë të mesme, aq sa jo pak herë kishte menduar ta braktiste shkollën.

“Do kujtoj një periudhë të vështirë sepse isha në moshë të vogël. Zgjohesha me zor për të ikur në gjimnaz, mundohesha t‘ia shpjegoja prindërve me këtë tipin tim të rezervuar. Nuk jam shprehur aq sa duhet por e kam superuar me shumë vështirësi. Doja ta lija fare gjimnazin.

Kam patur një lloj trysnie nga disa mësuese specifike, jo nga të gjitha absolutisht.

Po sikur po ta vunë shënjestrën, gati gati ta nxijnë jetën, mund të kalojë edhe në bullizëm. Ndoshta nuk arrijnë ta perceptojnë se çfarë bëjnë realisht, por që duhet të jenë me të vërtetë shumë të kujdesshëm”- ka treguar ajo.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEN