BEING CHARGED

Write to ask

Showbiz

Prince Philip will soon be 100 years old / Will he "avoid" the royal tradition?

Share

Princi Philip do të mbushë plot 100 vjeç më 10 qershor, por ashtu sikundër Mbretëresha Elizabeth vitin e shkuar, as ai nuk ka ndërmend që ta festojë ditëlindjen sikundër jemi mësuar të shohim herë pas herë në ceremonitë tipike mbretërore.

”The Telegraf” shkruan se , ai nuk ka ndërmend të festojë momentin historik me festime të tepruara, duke preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.

Kjo nuk është hera e parë që princi dëshiron të mbajë një profil të ulët publik dhe konfidencialitet maksimal. Në fakt që prej vitit 2017ai zgjodhi të tërhiqej nga jeta publike pasi i kishte kushtuar rreth 70 vjet vendit.

‘’Princi nuk është i interesuar të planifikojë asgjë. Do të shohim se si do ta presë këtë vendim Elizabeth, e cila prej muajsh është përfolur se po planifikonte një festë të paharrueshme për të ’’ -raportojnë mediat vendase.

Megjithatë e vetmja pjesë nga e cila Princ Philip nuk do mundet ‘’të shpëtojë’’ është tradita e dorëzimit të një telegrafi urimi nga Mbretëresha Elizabeth. Kjo traditë respektohet në mbarë Mbretërinë e Bashkuar për çdo individ i cili feston brenda vendit 100-vjetorin. Në ditëlindjen e 100-të qytetarët marrin një telegraf urimi nga Elizabeth

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEN