BEING CHARGED

Write to ask

Showbiz

Meghan and Harry are about to reunite with the royal family, this is when they will travel to Britain

Share

Largimi i Princ Harry-t dhe Meghan Markle nga pallati mbretëror nuk u përcoll pa buje nga mediat ndërkombëtare. Në raportime nga revista dhe media të ndryshme u përfol se çifti kishin probleme me familjen, ndaj vendosën që të jetonin larg tyre. Mirëpo së fundmi vjen lajmi i shumëpritur, Harry me Meghan kanë vendosur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar për pak muaj, për herë të parë që pas largimit të tyre.

“The Sunday Times” ka raportuar se çifti planifikon të marrë pjesë në 95-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe një parade që organizohet në muajin qershor. Burime pranë pallatit mbretëror kanë thënë se duke qenë se eventi është zyrtar dhe një ngjarje familjare, Harry dhe Meghan pritet të jenë të pranishëm.

Kjo paradë do të jetë edhe festa e parë e madhe kombëtare që nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19 dhe largimit të çiftit drejt SHBA-ve.

Familja ‘u bashkua’ virtualisht gjatë Krishtlindjeve ku shkëmbyen telefonata dhe video urimi me njëri-tjetrin.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEN