BEING CHARGED

Write to ask

Lifestyle

5 simple truths we learn in life as we grow up

Share

Procesi i rritjes së njeriut ndodh gjatë gjithë jetës së tij. Sa më shumë rritemi profesionalisht apo mendërisht ne arrijmë të kuptojmë më shumë gjëra rreth vetes dhe atyre që na rrethojnë.

Lisa e mëposhtme përmban 5 fakte të vërteta të thjeshta që i mësojmë gjatë jetës ndërsa rritemi kryesisht pas mbarimit të universitetit dhe kur përballemi me tregun e punës.

Nuk ka asnjë arsye pse duhet të sakrifikosh veten për të tjerët – Frazat “gjithçka që po bëj, e bëj për ty” janë të kota dhe shpesh shoqërohen me përgjigjen e ftohtë dhe të thatë të të tjerëve si “nuk të tha kush ta bëje”. Le të jemi të sinqertë, njerëzit rreth nesh nuk kanë nevojë për flijimet tona. Më shpesh, ata ndjehen të acaruar nga ky përkushtim i tepruar. Asnjëri nga ne nuk do të marrë një medalje në jetë vetëm se është më shumë seç duhet i përkushtuar.

Pamja e jashtme ka rëndësi – Na pëlqen ose jo, njerëzit ndikohen nga paraqitja e jashtme në marrjen e vendimeve. Ju mund të flisni pafundësisht për botën e pasur të brendshme dhe për bukurinë e shpirtit tuaj, por e vërteta është që për të fituar një pozicion pune ju duhet edhe paraqitja e mirë. Nuk janë vetëm aftësitë profesionale të personave që ata vlerësojnë në intervista, por edhe pamjen e kandidatit, si dhe aftësinë e tyre për të komunikuar me njerëzit e tjerë.

Prindërit tuaj nuk kanë gjithmonë të drejtë – Me kalimin e kohës kuptojmë se nëna dhe babai janë njerëz të jashtëzakonshëm, por që mund të kenë gabimet e tyre dhe jo gjithmonë ajo që thonë është absolute.

Ju nuk jeni qendra e universit –Keni blerë diçka të shtrenjtë, por askush nuk e ka kuptuar? Mos u mërzisni, pasi askush nuk shikon me aq vëmendje, pasi ju nuk jeni qendra e mendimeve të tij. Secili është i fokusuar në qëllimet e tij dhe nuk ka kohë të merret me detajet e vogla tek kolegët apo miqtë e tij gjatë gjithë kohës.

Ju do të mësoni gjatë gjithë jetës suaj – Nuk do të mjaftojë vetëm shkolla, kurset apo trajtimet. Njerëzit gjithmonë janë në zhvillim dhe duke mësuar gjatë gjithë jetës së tyre. Duhet të lexoni gjithnjë informacion të ri apo mësoni aftësi të reja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEN