Prince William part of a documentary about the protection of the planet
Share

Princ William ka realizuar një dokumentar në bashkëpunim me producentin Nick Kent. Dokumentari i cili ka në fokus shpëtimin e planetit dhe ndryshimet klimaterike pasqyron një udhëtim të princit nëpër Angli dhe botë.
“Ky është një mision i frymëzuar nga fëmijët e mi. Nuk dua që më vonë ata të me drejtohen duke më thënë: Baba çfarë ke bërë”, shprehet William ndër të tjera.
Dokumentari quhet: “Prince William: A Planet For Us All” dhe është shfaqur në Angli prej tetorit, ndërsa në SHBA pritet të nisë transmetimin ditët në vazhdim.
Misioni i këtij realizimi është të tregojë një imazh tjetër të botës, natyrës dhe gjithçkaje që na rrethon, duke tërhequr vëmendje për çështje madhore si ngrohja globale dhe ndryshimet klimaterike.