Eurovision Song Contest / Fest '59 finalists announced
Share

Mbrëmjen e kaluar, u prezantuan këngët pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Sonte do të shënohet nata e dytë, ku sipas njoftimit të produksionit të festivalit, këngët do të prezantohen në transmetim në një variant akustik, si një mënyrë për të rritur qëndrueshmërinë dhe vizibilitetin e tyre në publik.
Nata finale, prej së cilës do të dal edhe fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion do të zhvillohet më 23 dhjetor. Këngëtarët që janë përzgjedhur të garojnë për finalen e madhe janë :
Orgesa Zaimi
Festina Mejzini
Devis Xherahu
Inis Neziri
Florent Boshnjaku
Sardi Strugaj
Gjergj Kaçinari
Rosela Gjylbegu
Kastro Zizo
Ëendi Mancaku
Evi Reçi
Xhesika Polo
Anxhela Peristeri
Era Rusi
Gigliola Haveriku
Viktor Tahiraj
Kamela Islamaj
Mirud
Nata e dytë e Fest ‘59, mund të ndiqet sonte në RTSH 1, në rrjetin social facebook dhe kanalin e youtube të RTSH, ose nëpërmjet aplikacionit RTSH TANI.