BEING CHARGED

Write to ask

Showbiz

Best Song and Album of the Year / Dua Lipa part of the BBC list

Share

Gjigandi mediatik BBC ka renditur albumet dhe këngët më të mira të vitit 2020, bazuar në 35 listat e publikuara në fundvit nga disa prej revistave, gazetave dhe radiostacioneve më me ndikim në botë.

Pjesë e listës në kategorinë e “Albumi më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit” është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila është pozicionuar e nënta në listën e këngëve më të mira të vitit me hitin “Physical”, dhe e katërta në listën e albumeve më të mira me albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”.

‘’ Dua fillimisht u shqetësua për lancimin e tij gjatë një pandemie – nga frika se një album kaq specifikisht  sa i takon ritmit dhe kërcimit nuk do të pritej mirë në një kohë “kur kaq shumë njerëz vuajnë”. Në fund ajo vendosi, në mënyrë korrekte, se ajo që i duhej më shumë botës ishte një rreze drite në errësirë…”, kështu është përshkruar albumi i Lipës në artikullin e publikuar nga gjigandi mediatik.

Best Song and Album of the Year / Dua Lipa part of BBC 1 list“Albumi më i mirë i vitit 2020” është emëruar albumi “Fetch The Bolt Cutters” nga Fiona Apple, ndërsa “Kënga më e mirë” është shpallur “WAP” nga dyshja e njohur e muzikës rep, Cardi B dhe Megan Thee Stallion.

 

Burimi: BBC

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEN