BEING CHARGED

Write to ask

Lifestyle

Italian PM Conte responds to letter from 5-year-old boy: Christmas old man travels with mask and travel permit

Share

Plaku i Krishtlindjeve mban një maskë dhe mund të udhëtojë në të gjithë botën me një leje udhëtimi, shkroi sot në Facebook kryeministri italian, Giuseppe Conte, për të siguruar fëmijët e vendit të tij për zhvillimin e festimeve të fundvitit.

“Plaku i Krishtlindjeve më siguroi se ai tashmë ka një certifikatë ndërkombëtare udhëtimi. Ai mund të udhëtojë kudo dhe të shpërndajë dhurata për të gjithë fëmijët në botë”, shkroi Conte në përgjigje të një djali pesëvjeçar, Tommaso, i cili i kishte dërguar një letër ku i kërkonte të mos e bllokonte “Babbo Natale”

“Ai më konfirmoi se gjithmonë përdor maskën dhe mban distancën e duhur, për të mbrojtur veten dhe këdo që takon”, shtoi ai.

“Unë po ju njoftoj se nuk do të jetë e nevojshme të specifikoni në letrën tuaj për Plakun e Krishtlindjeve se keni qenë të dëgjuar dhe të matur, sepse tashmë i kam thënë unë”.

Më pas, Conte e ftoi djalin të vendosë poshtë pemës, përveç qumështit të nxehtë dhe biskotave, një shishe me xhel dezinfektues.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEN