BEING CHARGED

Write to ask

Diplomacy Lifestyle

For the Clinton Couple, years are just numbers that add to their beauty. Read and Be Inspired

Share

Hillary dhe Bill Clinton janë padyshim një nga çiftet më të njohura në sytë e publikut. Të dy kanë qenë së bashku për gati 50 vjet dhe kanë qenë të përfshirë në sferën politike për një kohë të gjatë, si në nivel shtetëror, ashtu edhe në nivel lokal.

Ish-presidenti amerikan dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara u takuan në vitin 1971, ndërsa studionin së bashku në Shkollën Juridike të Yale-s. Takimi i parë i tyre ndodhi në bibliotekë.
For the Clinton Couple, years are just numbers that add to their beauty. Read and Breathe 1 Presidenti Clinton kur ndau me publikun historinë rreth takimit të parë me gruan e tij Hillary në Bibliotekën e Universitetit Yale tha: “Ajo ishte plot forcë dhe vetëbesim, ishte shumë magnetike”.

Një vit më vonë, ata punuan së bashku në fushatën presidenciale të George McGovern.

Në vitin 1973, Bill i propozoi për herë të parë Hillaryt në Ennerdale, Angli. U deshën disa përpjekje përpara se Hillary dhe Bill të lidheshin zyrtarisht
Në vitin 1975, ata u martuan në një ceremoni të vogël me vetëm 15 mysafirë.

Në vitin 1976 Bill u zgjodh në postin e tij të parë qeveritar në Arkansas. Suksesi i parë i Bill në politikë ishte me zgjedhjen e tij në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Arkansasit në vitin 1976. Emërimi dhe zgjedhja e tij erdhi pas një dështimi që ai pësoi për t’u zgjedhur  në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1974, shkruan CNN. Më 1978 ai u bë guvernatori i dytë më i ri i Arkansasit.

Pas një periudhe dyvjeçare si Prokuror i Përgjithshëm, Clinton u zgjodh guvernator i Arkansasit në vitin 1978 në moshën 32-vjeçare. Në atë kohë, ai ishte guvernatori më i ri në vend dhe guvernatori i dytë më i ri në historinë e Arkansasit.

For the Clinton Couple, years are just numbers that add to their beauty. Read and Breathe 2

Më 1980 ne jeten e ciftit  erdhi Chelsea Clinton.

Në vitin 1992, Bill u zgjodh President i 42-të i Shteteve të Bashkuara dhe Hillary u bë zonja e parë. Ai u emërua president më 20 janar 1993.

Në këtë post për një mandat të dytë u zgjodh në vitin 1996.

Më 2009 Hillary u kthye në Shtëpinë e Bardhë  kesaj here si nje nga Sekretaret e Shtetit me te suksesshsme ne administraten e Presidentit Barak Obama.

Hillari Clinton njihet boterisht per mbeshtetjen e vazhdueshme per fuqizimin e grave ne te gjithe boten.

Per Çiftin Clinton vitet jane vetem numra qe i shtojne bukurine. Lexo dhe Frymezohu 3

Ne nje nga mesazhet e saj drejtuar grave Hillari Clinton thekson:

“Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, dua të festoj me gratë dhe vajzat që më frymëzojnë çdo ditë.

Këto gra i rezistojnë pabarazisë,luftojne dhe  insistojnë për një botë më të mire”.

Cifti Clinton gjithmone kane pasur nje lidhje speciale  edhe me Kosoven.

Ne nje urim per  festen e Pavaresise se Kosoves Presidenti Clinton do te shprehej:

“Kosova gjithmonë do ta ketë një vend të veçantë në zemrën time. Dhe jam shumë mirënjohës që si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, munda t’ju ndihmoj që të ndiqni një të ardhme të prosperitetit të lirisë dhe tolerancës”.
“Juve ju është dashur të merrni shumë hapa të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit për ta kuptuar atë të ardhme. Dhe kjo duhet t’jua japë një mundësi që të shikoni përpara dhe t’i kaloni sfidat që kanë mbetur”.
“Unë vazhdoj të besoj se vendi i merituar i Kosovës është si një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Komunitetit Ndërkombëtar. Është me rëndësi për miqtë tuaj përreth botës që të vazhdoni të punoni, për t’i lënë konfliktet e së kaluarës prapa jush”,

Per Çiftin Clinton vitet jane vetem numra qe i shtojne bukurine. Lexo dhe Frymezohu 4Per Çiftin Clinton vitet jane vetem numra qe i shtojne bukurine. Lexo dhe Frymezohu 5Per Çiftin Clinton vitet jane vetem numra qe i shtojne bukurine. Lexo dhe Frymezohu 6Per Çiftin Clinton vitet jane vetem numra qe i shtojne bukurine. Lexo dhe Frymezohu 7

Pergatiti:Revista Star People

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEN