Just 8 years old, the daughter of Beyonce and Jay Z is nominated for a Grammy
Share

Edhe pse vetëm 8 vjeç Blue Ivy Carter është nominuar për çmimet Grammy. CNN shkruan se vajza e Beyonce dhe Jay Z është nominuar për videon “Brown Skin Girl”.
Kur nominimet për Grammy 2021 u njoftuan për herë të parë në nëntor, ato renditën vetëm Beyoncen si të nominuarën kryesore në kategorinë e videos më të mirë. Së fundmi, Akademia e regjistrimit përditësoi nominimin duke përfshirë dhe Blue Ivy.
“Brown Skin Girl” është një himn i pozitivitetit, që flet për bukurinë e vajzave me ngjyrë ku përfshihen gjithashtu Naomi Campbell dhe Kelly Rowland.
Nominimi do të thotë që Blue, e cila do të bëjë 9 vjeç në janar, do të jetë një nga të nominuarit më të rinj në histori, sipas Billboard.
Çmimet e 63-të Grammy do të zhvillohen më 31 janar 2021.
Kjo nuk është hera e parë që Blue nominohet në një kompeticion të përmasave të tilla. Ajo fitoi çmimin e saj të parë BET në qershor për “Brown Skin Girl”.
Nga ana tjetër Beyoncé, e cila fitoi nëntë nominime për Grammy këtë vit, është nominuar për filmin më të mirë muzikor për “Black Is King”.