‘Ëndrra ime u realizua, jam e lumtur’’ – Dedikimi emocionues i Olta Gixharit
Shpërndaje

Prej 4 muajsh, me ardhjen e Amar në jetë, Olta Gixhari duket më e lumtur se kurrë dhe këtë ndjesi të bukur nuk ka nguruar ta shprehi e ndajë herë pas here edhe me miqtë dhe dashamirësit e saj në mediat sociale. Ditën e sotme Olta i ka shkruar një letër publike babagjyshit, ku ndryshe nga çdo vit tjetër nuk i kërkon asgjë, thjesht e falenderon për të birin dhe për gjithçka ka në jetë.
Në 22 gusht të këtij viti ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë vetë në rrjete sociale.
Olta ka treguar se ka zgjedhur që të voglin e saj ta quaj AMAR, emër që vjen nga hebraikja dhe do të thotë “i përjetshëm’, ndërsa në arabisht do të thotë ‘’Hënë.’’