Ermal Meta do performojë në hapjen e Kampionatit Evropian
Shpërndaje

Ermal Meta, do të performojë këngën e tij ‘’Umo’’ në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Evropian, ‘Euro 2020’.
Kënga “Uno” është përshtatur me ngjarjen, pasi bëhet fjalë për një udhëtim në fusha futbolli, ku mesazhi është se nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë.
Në Kampionatin Evropian të futbolli do të përballen 24 skuadra gjatë turneut që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë, Wembley.
Në skenë do të ngjitet edhe Andrea Bocelli.