DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ermal Meta pritet të mbajë një koncert gjigant këtë të premte në stadiumin “Air Albania”

Shpërndaje

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ermal Meta pritet të mbajë një koncert gjigant këtë të premte në stadiumin “Air Albania”. Kjo është hera e dytë që ai do të japë një koncert të këtyre përmasave, pas atij rreth 3 vjet më parë.

Ermali përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ka shfaqur një moment nga performanca e mahnitshme e vitit 2018 në Sheshin “Skënderbeu”, ndërsa tha se mezi pret të performojë sërish në Tiranë.

“Ishte viti 2018 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Tiranë. Një mbrëmje dhe një publik i pabesueshëm. Të premten do ta bëjmë prapë, por për herën e parë do të sjellë grupin urban në stadiumin e ri të Tiranës dhe jam i sigurt që edhe një herë do të jetë e jashtëzakonshme”, ka shkruar Meta në Instagram.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *