DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ermali zbulon për herë të parë aktorët e serialit “H.O.T” dhe detajet rreth projektit

Shpërndaje

Në një intervistë në News 24 në “Dola te Ola”,  Ermal Mamaqi ka folur për herë të parë për serialin e tij H.O.T. (“Humans of Tirana”) i cili do të jetë gati më 15 tetor.  Filmi  i cili do të përmbajë 12 seri do t’i përkasë zhanerit dramë-komedi dhe në qendër të tij do të jetë një histori dashurie ashtu sikundër në dy filmat e tij të mëparshëm  “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja”. Në rrjetet sociale më herët  Ermali kishte zbuluar katër nga artistët që do të jenë pjesë e tij, përkatësisht : Jonida Vokshi, Klea Huta, Megi Pojani dhe Irgen Çela.

Gjatë intervistës ai zbuloi se pjesë e kastit po ashtu do të jenë edhe Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Inis Gjoni etj.

Ashtu sikundër në filmat e mëparshëm edhe këtë herë Ermali do të vijë si aktor.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *