Eurovision/ Zvicra u rendit e treta, përfaqësohej me shqiptarin Gjon Muharremaj
Shpërndaje

Mjaft emocione në edicionin e 65-të të Eurovision. Artistët shqiptarë, Gjon Muharremaji dhe Anxhela Peristeri, shkelqyen me interpretimin e këngëve të tyre.
Gjon përfaqësoi shtetin e Zvicrës me këngën “Tout l’Univers”.
Artisti me zërin e veçantë u rendit i treti në radhë, duke qenë kështu një vend pas Francës e cila u rendit e dyta dhe duke i dhene Zvicres rezultatin me te mire ne Eurovizion pas 28 viteve.
22-vjeçari tregoi se ndihet veçanërisht i vlerësuar nga juria.
“Jam shumë i lumtur që kam arritur vendin e tretë dhe kam marrë një vlerësim të tillë. Sidomos nga juria”, tha ai i lumtur pas finales në intervistën e SRF.
.