DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Fakte dhe dëshmi të reja/Netflix publikon datën e lancimit të dokumentarit dedikuar Britney Spears

Shpërndaje

Dokumentari i ri i Netflix dedikuar Britney Spears është thuajse gati për lansim. Netflix ka publikuar trajlerin e “Britney vs Spears” i cili pritet të shfaqet me datën 28 shtator.
Regjia e dokumentarit mban firmën eErin Lee Carr dhe xhirimet për të kanë nisur më shumë se një vit më parë .

Sipas publikimeve, “Britney vs Spears” përqendrohet rreth kujdestarisë së pazakontë ndaj artistes, ndërkohë që përfshinë figura të rëndësishme të pranishme  dhe që kanë lënë gjurmë në jetën dhe veprimtarinë e saj.

Dokumentari “Britney Vs Spears” vjen pas lancimit të dokumentarit të Hulu, “Framing Britney Spears”, i cili përqendrohet në lëvizjen #FreeBritney, sipas të cilit thuhet se ylli është mbajtur nën përkujdesje me vjet të tëra përkundër dëshirës së saj.

Mediat shkruajnë se dokumentari do të ketë fakte dhe dëshmi dhe nuk është rastësi që do të lancohet një ditë para seancës së saj të radhës.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *