DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy

Familja Mbretërore pret Ambasadorin Z. Philip T. Reeker

Shpërndaje

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker nisi diten e djeshme nje vizite zyrtare ne Shqipëri. Ne vazhden e axhendes se tij, zyrtari i lartë i SHBA eshte takuar edhe me Princin Leka dhe bashkeshorten e tij Elia Zaharia Zogu. Ka qene vete familja mbreterore qe ka ndare ne rrjetet sociale foto nga takimi, ku nuk mungonte as Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim.

”Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në shtëpinë tonë ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, së bashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Biseda e ngrohte dhe e çiltër reflekton mardhënien e sinqertë të miqësisë mes dy vendeve tona. Në përfundim të takimit i prezantuam koleksionin e Adamidi Frashërit, si dëshmi të trashëgimisë tonë historike dhe kulturore. Sigurisht në takim nuk mungoi as përshëndetja plot ëmbëlsi e bebe Geraldines.” – shkruan znj.Elia Zaharia Zogu ne rrjetet sociale. 

Ajo qe ra ne sy ne kete takim ishte edhe prania e vogelushes Geraldine, e cila edhe pse eshte 8-muajshe merr pjese ne takime te rendesishme.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *