DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Familja Obama nis pushimet e Krishtlindjeve në Hawaii

Shpërndaje

Pavarësisht punëve dhe angazhimeve, duket se familja Obama nuk e lë pas traditën e tyre vjetore të Krishtlindjeve, atë të udhëtimit në Hawaii dhe të shpenzimit të kohës më të bukur të vitit nën shoqërinë e njëri-tjetërit.. Ish-presidenti dhe familja e tij u panë duke pushuar në Hawaii këtë fillim jave.

Obama, i cili ka lindur në Hawaii, e viziton gjithmonë vendlindjen e tij me familjen gjatë Krishtlindjeve dhe kjo është kthyer tashmë në një traditë.

Në vitin 2016, në një intervistë për National Geographic,ai e cilësoi shumë të lidhur personalitetin e tij me vendlindjen: “Njerëzit gjithmonë pyesin, pse qëndroj i qetë në mes të shumë gjërave të çmendura që po ndodhin. Epo, unë gjithmonë u them njerëzve se një pjesë e saj është të lindësh në Hawaii dhe të dish se si është të kërcesh në oqean dhe të kuptosh se çfarë do të thotë kur sheh një breshkë deti përballë një dallge”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *