Fansit i bie të fikët, Adele ndalon menjëherë koncertin
Shpërndaje

Tragjedia që ndodhi pak ditë më parë në koncertin e Travis Scott, ku humbën jetën 8 persona dhe u plagosën qindra të tjerë ka ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me sigurinë në koncerte të këtyre përmasave.
Shumë njerëz besojnë se këto situata të rënda mund të parandalohen ndërsa kanë ndarë shembuj të artistëve të tjerë që kanë pasur të bëjnë me ngjarje të tilla.
Një shembull i tillë ishte në një koncert të Adele, ku ndërsa këngëtarja britanike po performonte një nga hitet e saj më të mëdha, ‘Rolling in the Deep’ , shihet teksa ajo ndaloi muzikantët dhe performancën duke thënë: “Stop, stop, stop . Duhet mjek…– dikujt i ra të fikët përsëri.
I love Adele so much. Check out how she stops a show to help someone who fainted. Artists, do better. pic.twitter.com/V6JFYiN6jh
— Ed (@EdbrohamLincoln) November 8, 2021