DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

”Fati i keq” i Charles Baudelaire

Shpërndaje

Charles Baudelaire  ishte shkrimtar, kritik dhe përkthyes i njohur francez. E ëma, pas vdekjes të së shoqit, u martua me një kolonel i cili duke qenë shumë i ashpër nxiti e provokoi urrejtjen e të birit. Marrëdhëniet me të ëmën nuk i kishte fort te mira dhe ky faktor shkaktoi te ai krizën ekzistenciale që e shoqëroi për tërë jetën.

Ne 1833 njerku e regjistroi ne “Kolezh Ruajal”. Sjellja e tij nuk ishte nga me te mirat keshtu qe njerku i zemëruar e detyroi te shkonte ne Indi. Ky udhëtim ndikoi për mire te Charles,  pasi e njohu me kultura dhe njerëz te ndryshëm. Qe këtu lindi dhe dashuria e tij për ekzotismin, qe duket me se mire ne kryeveprën e tij “Lulet e se Keqes”. Sidoqoftë 10 muaj me pas u kthye ne Paris dhe duke qene se ishte ne moshe madhore mori pjesën qe i takonte nga pasuria e te atit.

Ne 1842, njohu poetet Gerard de Nerval, dhe Gautier; me kete te fundit u afrua shume pasi për me tepër shikonte tek ai një udhëheqës artistik dhe moral.

Ne 1845 publikoi krijimet e tij te para, ndërsa për te fituar disa para me shume (pasi shpenzoi një pjesë të konsiderueshme të pasurisë) filloi pune nëpër disa revista si: “L’Art romantique” e “Kuriosite estetik”.

Ne 1848 mori pjese ne lëvizjet revolucionare ne Paris, ndërsa ne 1857, publikoi ne shtëpinë botuese Pule-Malassiz kryeveprën e tij “Lulet e se keqes”, qe përmban rreth 100 poezi. Libri (në atë kohë) gjykohet për imoralitet, ndërsa botuesi, detyrohet te censuroje disa prej poezive.

Bodleri ra ne depresion te thelle. Ne 1861 u përpoq te vetëvritej. Ne 1864, pasi nuk u pranua nga ‘’Akadèmi Fronsez’’, u largua nga Parisi për te shkuar ne Bruksel, por edhe qëndrimi ne kryeqytetin belg nuk i ndryshoi mendimet e tij për borgjezinë.

Pas një paralize qe e bllokoi ne shtrat për disa vite ai vdiq ne moshën 44 vjeçare. Eshtrat e tij prehen ne varrezat Montparnasse, se bashku me ato te mamasë dhe njerkut. Ne vitin 1949 Gjykata Kasacionit e Frances vendosi qe vepra dhe jeta e tij te kishin vendin e merituar ne piedestalin e kulturës frënge.

 

FATI I KEQ

Për të ngritur një peshë kaq të madhe,

Guximi yt, Zisif, do të na duhej!

Edhe pse punohet me qëndrueshmëri,

Arti është i gjatë dhe Koha e shkurtër.

Larg nga varret e lavdishme

në një varrezë të humbur

zemra ime si një tambure në zi,

rreh në marshe funebre.

 

Shumë bizhuteri flen të varrosura

në errësirë dhe në harrim,

larg nga shatat dhe nga sondat.

Shumë lule zbrazin kundër dëshirës

parfumin e tyre të ëmbël si një sekret

në vetmitë e thella.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *