DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Fëjohen Travis Barker dhe Kourtney Kardashian

Shpërndaje

Romanca e Travis Barker dhe Kourtney Kardashian, jo vetëm po shkon më së miri, por prej ditës së djeshme është në një tjetër nivel.

Barker i propozoi Kourtney-t në Montecito, Kaliforni, gjatë fundjavës, duke e zyrtarizuar kështu dashurinë e tyre 9-mujore në fëjese.

Vetë Kourtney ka publikuar fotot rastësore të kapura nga një plazhist, kur Travis Barker shihet i ulur në gjunjë dhe i kërkoi asaj që të bëhej gruaja e tij. Ambienti ishte zbukuruar me një numër të madh trëndafilash të kuq dhe qirinjsh të bardhë.

Kim Kardashian ishte gjithashtu atje për të festuar me motrën e saj dhe kunatin e ardhshëm dhe madje ndau një foto të unazës mahnitëse, e cila çuditërisht dukej e ngjashme me atë që Kanye West i dha Kim-it kur i propozoi në vitin 2013.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *