DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Fëmijë mos u shqetësoni, Babagjyshi i Vitit të Ri është vaksinuar!

Shpërndaje

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA Anthony Fauci, njëkohësisht fytyra shkencore e pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpreh në një dalje televizive se edhe pse jemi në kushtet e pandemisë dhe një emergjence shëndetësore, Babagjyshi i Vitit të Ri do të jetë në gjendje të sigurojë dhurata për fëmijët që sillen mirë.

“Unë u kujdesa për këtë sepse kisha frikë se ti ishe i mërzitur”, iu përgjigj Fauci pyetjeve të fëmijëve të shqetësuar në një shfaqje televizive me pyetje -përgjigje me fëmijët që donin të dinin nëse a mund të hynte i sigurt Babagjyshi në çdo shtëpi më 25 dhjetor.

“Unë bëra udhëtimin në Polin e Veriut, shkova atje dhe e vaksinova vetë. Mata nivelin e imunitetit të tij dhe ai është gati të shkojë në çdo shtëpi”, tha imunologu duke qetësuar dhe gëzuar kështu fëmijët kudo që ndodhen.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ