DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Showbiz

Fenomeni DUA LIPA, 126 foshnje në Britani morën emrin e saj gjatë 2019-ës

Shpërndaje

Përzgjedhja e emrave për  fëmijët që vijnë në jetë është një ‘detyrë’ shumë e rëndësishme për prindërit e rinj dhe familjarët e tyre. Shpeshherë emrat tradicionalë, fetar, historik, por edhe ata të diktuar nga personazhet e famshëm të kohëve që jetojmë janë ndër të preferuarët e prindërve të rinj.

Sipas një statistike të vitit 2019, këngëtarja Dua Lipa dhe personazhi i filmit “Star Wars”, Kylo Ren, janë mes ndikuesve më të mëdhenj në zgjedhjet e prindërve për emrat e foshnjave të tyre në Britaninë e Madhe.

Zyra e statistikave kombëtare në Britaninë e Madhe bëri të ditur se numri i bebeve të quajtura Dua u dyfishua në vitin 2019, krahasuar me 2017-ën kur këngëtarja shpërtheu në Britaninë e Madhe me “New Rules”.

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, 126 foshnje u pagëzuan Dua gjatë vitit të kaluar në Britaninë e Madhe, krahasuar me 63 në vitin 2017.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *