DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec, ngre siparin të dielën

Shpërndaje

Në Pogradec nis të dielën edicioni i 10-të i Festivalit Ballkanik për filmin dhe kulinarinë, në kushtet e masave të mbrojtjes ndaj Covid-19.

Pogradeci ka hapur dyert për të mikpritur regjisorë, producentë dhe aktorë nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Qyteti bregliqenor do të jetë për një javë nga data 13-17 shtator kryeqendra e kinematografisë ballkanike.

Eventi, i cili tashmë është kthyer në traditë, por që këtë vit do të zhvillohet në masat e respektimit të protokolleve të sigurisë ndaj Covid-19, synon evidentimin e arritjeve të kinemasë bashkëkohore ballkanase si dhe krijimin e hapësirave për të ndërvepruar midis kineastëve.

Më tepër se 40 filma artistikë dhe dokumentarë, të producentëve dhe regjisorëve të afirmuar dhe të rinj do të shfaqen për publikun pogradecar dhe turistët në kinemanë e qytetit.

Ndërsa pjesë e Festivalit do të jenë edhe gatimet apo kulinaria tradicionale e Pogradecit që shquhet për shije dhe receta të veçanta.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *