Festivali i Filmit në Venecia vjen me një program më të reduktuar
Shpërndaje

Festivali i Filmit në Venecia po planifikon një program më të reduktuar për edicionin e tij të 2020-ës.
Regjisori Alberto Barbera tha se thelbi i festivalit do të jetë i njëjtë, por në tërësi festivali do të jetë me më pak pjesëmarrës dhe më pak aktivitete për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Programi zyrtar numëron 62 filma, duke përfshirë 18 kandidime për çmimin më të lartë të “Luanit të Artë”.
Barbera tha se një prej filmave në konkurrim, “Nomadland” nga Chloe Zhao, me aktoren Frances McDormand, tashmë ishte pretendent edhe për çmimin Oskar të vitit të ardhshëm.