DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Festoi ditëlindjen në brigjet franceze, zbulohet dhurata që mori Jennifer Lopez nga Ben Affleck

Shpërndaje

Vetëm pak ditë më parë, diva e showbizit Jennifer Lopez festoi 52 vjetorin e lindjes, në një udhëtim super romantik me partnerin e saj Ben Affleck. Sipas mediave dyshja festoi në privatësi në një jaht luksoz në brigjet e Francës. Në ditën e saj të shënuar të lindjes Lopez publikoi disa fotografi me bikini të cilat na bindën edhe njëherë se ylli i showbizit vazhdon të jetë më në top formë se kurrë. Ajo që ranë në sy në fotografitë e publikuara ishin edhe disa bizhuteri që Lopez mbante në qafë. Sipas drejtoreshës së “Foundrae”,  bizhuteritë  janë dhuratë e personalizuar nga Ben ekskluzivisht për ditëlindjen e këngëtares.

“Me bizhuteritë e personalizuara që Ben zgjodhi për Jennifer, qartësisht tregon dashurinë e tyre, por është edhe një rikujtim për aftësinë që ata kanë për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Për shembull, një nga medaljonët që ai zgjodhi përfaqëson qëndrueshmëri, të cilën ne e përshkruajmë si të egër dhe të bollshëm. Lulet janë ushqyer me pasion dhe vazhdojnë të lulëzojnë, edhe në errësirë, kundër fatkeqësive. Por ne nuk mund t’i ndajmë lulet nga gjembat. Gjembi është risku që ne marrim përsipër për diçka që duam, për të jetuar jetën plotësisht pa rezerva”,  shpjegoi ajo në lidhje me simbolikat që qëndronin pas dhuratës së veçantë të Ben.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *