DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Filmat që duhet t’i shikoni me partnerin

Shpërndaje

Kur je në momente relaksi në mbremjet dimerore dhe ne shoqerine e partnerit tuaj, zgjedhja e një filmi me tematikë dashurie mund të jetë ideale dhe mund t’ju bëjë të përjetoni një valë emocionesh të përbashkëta. Ja cilët janë disa nga filmat që ia vlen t’i shohësh në çift:

“I Love You, Man”
Është film shumë qesharak, edhe meshkujt e duan. Paul Rudd është një ndër aktorët më të mirë dhe kur luan bashkë me Jason Segel, filmi është super argëtues, me humor të mahnitshëm.
Është i lehtë, i gëzuar.

“The Break-up”
Një film tjetër dashurie që çdo mashkull do të dëshironte ta shikonte është The Break-Up! Jo vetëm që do të shikoni Jennifer Aniston ne nje nga interpretimet e saj me te bukura, por edhe do të vëresh se si ju do të lidheni me marrëdhënien e tyre. Është emocional, argëtues dhe shumë qesharak.

“Couples Retreat”
Është një film dashurie që flet për katër çifte qe flet per kater marredhenie te ndryshme. Është çlirues zemre dhe super komik.

“Date Night”
Tina Fey e shndrit skenën, por është edhe shumë komike. Totalisht të mban mbërthyer, sepse jo vetëm që shfaq një çift i cili është i martuar dhe i lumtur për një kohë të gjatë, por edhe i
paraqet ata duke u munduar ta thyejnë atë zonën e rehatisë dhe mundimin për ta gjetur veten përsëri.

“Love & Other Drugs”

Anne Hathaway  ne rolin kryesor. Një film komik dashurie, lojë fjalësh dhe shumë i preferuar nga çiftet.

“Just Married”
E ndjera Brittany Murphy ishte një ndër aktoret më të mira të kohës së saj. Jo vetëm që ishte e çuditshme, por kur luan me Ashton Kutcher? Ky kombinim nuk mund të refuzohet. Është një film dashurie, por i gërshetuar. Është i tëri për muajin e mjaltit dhe krejt ajo nëpër çfarë ata kalojnë kur janë të sapomartuar.

“What Happens in Vegas”
Ky është një tjetër film dashurie gazmor i përshtatshëm për ta parë me djem dhe me vajza gjithashtu. Cameron Diaz është absolutisht bukuroshe dhe ky film është shumë i ngjashëm me
“Something About Mary”. Ajo është flirtuese, komike, dhe totalisht ndryshe.

“Bridesmaids”
Ky film nuk ka në qendër nusen, por vajzën e nderit dhe gjithçka çfarë ajo kalon. Është gazmor. Nëse nuk e ke parë këtë film, atëherë ke humbur shumë.

“Friends With Benefits”
Kush nuk e pëlqen Mila Kuins? Shkëndijat mes Justin Timberlake dhe Mila janë të pamohueshme! Ata janë miqësorë, të lezetshëm dhe ky është filmi i fundit komik që djemtë
dhe vajzat përfundimisht e duan.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *