DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Filmi britanik ku luan Rira Ora sot shfaq premierën në kinema

Shpërndaje

Filmi i shumëpritur britanik “Twist” ku luan edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora do të jetë pjesë e kinemave që nga dita e sotme.

‘’Twist’’, e sjell në një version modern veprën e famshme të Charles Dickens dhe është ndryshe nga çdo përshtatje e veprave të Dickensit që keni parë më parë.

Ky version i filmit e sjell Oliver Tëwst-in si një artist të rrugës, që jeton në lagjet e Londrës dhe kur papritur një takim i rastësishëm me një bandë dashakeqëse, të udhëhequr nga Dogde (rol i luajtur nga Rita Ora), e bën që të tentojë të vjedhë e të futet në rrugën e krimit.

Filmi përmban një kast britanik me të gjithë yjet e famshëm, duke përfshirë dy herë fituesin e Çmimit “Oscar”, Sir Michael Caine në rolin e ‘Fagin’, Lena Headey në rolin e ‘Sikes’ etj.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *