Filmi i ri për princeshën Diana do të çel premierë në Festivalin e Filmit në Venecia
Shpërndaje

Filmi i ri për princeshën Diana do të çel premierën në Festivalin e Filmit në Venecia.
“Spencer”, është një dramë e Pablo Larrain, në të cilën Kristen Stewart luan në rolin e protagonistes.
Së bashku me Stewart në film luan në rolin e protagonistit, Jack Farthing, i cili portretizon princin Charles. Pjesë e filmit janë edhe kandidatët për BAFTA, Timothy Spall (“Mr. Turner”), i nominuari për Oskar Sally Hawkins (“Shape of Water”) dhe Sean Harris (“Mission: Impossible – Fallout”).
Filmi i cili ka zgjuar kuriozitet mbarëndërkombëtar do të njohë premieren në vitin 2022 me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së princeshës Diana.