Filmi ‘Pa Vend’ do të garojë për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të Festivalit të Kanës
Shpërndaje

Filmi i dytë i regjisorit Samir Karahoda bëhet filmi i parë nga Kosova që përzgjidhet në mesin e 10 filmave të shkurtër që do të garoj për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës.
‘Pa Vend’ eshte nje film i zhanerit dokumetar – fiction sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme.
Është një histori unike, një rrëfim për dashurinë ndaj sportit dhe një luftë e heshtur ndaj diskriminimit.