DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Filmi shqiptar në garë për Oscar 2022, Dua Lipa nuk përmban gëzimin

Shpërndaje

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore në ‘’Sundance Film Festival’’ në shkurt të këtij viti. Duket se prej atëherë filmi ka njohur suksese dhe vlerësime kudo ku është shfaqur. Së fundmi, filmi është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar, duke u përzgjedhur  mes 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar.

Ky lajm i bukur është përshëndetur edhe nga këngëtarja Dua Lipa, e cila shprehet se ishte lajmi më i mirë për të nisur ditën.“Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”, shkroi Lipa në InstaStory.

Filmi është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar has në paragjykime të shumta.Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të një regjisori britanik përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar.

Edicioni i 94-të i Çmimit Oscar mbahet më 27 mars, 2022.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *