DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Flori Mumajesi flet pas humbjes së të ëmës: Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde

Shpërndaje

Pas afro 3 muajsh pasi humbi nënën nga një sëmundje e rëndë, Flori Mumajesi u shfaq dje në ekran për të prezantuar në “Këngën Magjike”, projektin e tij më të ri artistik në bashkëpunim me Klajdi Harunin.

Në Instagram, këngëtari ka ndarë disa fjalë të ndjera për të ëmën, e cila për herë të parë, nuk i dërgoi një mesazh atij për t’i thënë si doli.

“Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty! Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde. Por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, sepse më ka marrë malli me t’mbajt erë në qafë, më ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në TV dhe të më thuash si dola. Dhe pastaj të të marrë telefon dhe të flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thënë ‘djali i mamit’,” -shkruan Flori, ndërsa në sfond ka këngën e tij, “Dhemb”.

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *