DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Forbes e rendit Valbonën ndër vendet më të bukura në Ballkan

Shpërndaje

Gazeta amerikane Forbes ka shkruar për pesë bukuri natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar, duke bërë pjesë të kësaj liste edhe Parkun Kombëtar të Valbonës në Tropojë, një vend që shfaq plotësisht biodiversitetin e pasur të Ballkanit Perëndimor.

“Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia deri në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht e njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egër dhe rrëqebull, që të gjithë e quajnë parkun shtëpinë e tyre.” thuhej në artikull.

Ndër vendet për të cilat shkroi Forbes janë edhe Parku Kombëtar Una në Bosnjë, Parku Kombëtar Tara në Beograd, Parku Kombëtar Pirin në Bullgari dhe Parku Kombëtar i Liqenit të Kerkinit në Greqi.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës dhe ka një sipërfaqe prej 8 mijë hektarësh.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *