‘’Forbes’’ publikon emrat e grave më të fuqishme në botë/ Merkel nuk zbret nga ‘froni’
Shpërndaje

Nga luftimi i pandemisë te rindërtimi i politikës moderne, këto gra me ndikim – përfshirë Kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern, Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris dhe avokaten e të drejtave të votës Stacey Abrams – po bëjnë historinë e epokës sonë.
Gratë më të fuqishme të botës në listën e vitit 2020 të ‘’ Forbes’’ janë nga 30 vende dheu përkasin 4 brezave të ndryshëm. 10 janë kryetare shtetesh, 38 CEO dhe 5 janë nga bota e televizionit e showbizit.
Edhe pse ndryshojnë në moshë, kombësi dhe background profesional, ato i bashkon një emërues i përbashkët; mënyra se si kanë përdorur platformat e tyre për të adresuar sfidat unike të vitit 2020.
Siç e tha Kryeministrja Norvegjeze Erna Solberg (e renditur në vend të 52-të) gjatë një konference globale në nëntor: “… vendet demokratike ku respektohen të drejtat e njeriut dhe ku gratë janë në gjendje të arrijnë pozicione të larta në shoqëri janë gjithashtu vendet që janë më të përgatitura për të trajtuar krizat nga Covid-19 “.
Lista përmban plot 17 emra që nuk kanë qenë asnjëherë më parë pjesë e saj. Sipas ‘’Forbes’’ kjo është tregues se gratë po drejtojnë të gjitha aspektet e një shoqërie të transformuar nga një pandemi globale.
1.Angela Merkel – Kancelarja e Gjermanisë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, renditet në vendin e parë si gruaja më e fuqishme në botë për herë të dhjetë. Gjithashtu kjo është hera e 15-të që Merkel paraqitet në këtë listë.
2.Christine Lagarde -Presidentja e Bankës Qendrore Europiane.
3.Kamala Harris – Zëvendës Presidentja e parë grua, në SHBA.
4.Ursula von der Leyen -Presidente e Komisionit Europian
5.Melinda Gates – Filantropja amerikane dhe bashkëthemeluesja e ‘Bill & Melinda Gates’
Këtu mund të shikoni listën e plotë – https://www.forbes.com/power-women/#57a35cb25e25