DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Fotografuan Archie-n të paautorizuara/ Gjykata ‘dënon’ agjencitë e  njohura

Shpërndaje

Dy agjencitë, ‘’Splash News’’ dhe ‘’Picture Agency’’, janë përballur në gjykatë me akuzat e Meghan Markle dhe Princ Harry pasi kishin shkrepur foto të djalit të tyre Archie brenda oborrit të shtëpisë në mënyrë të paautorizuar.

Agjencitë publikuan në rrjet foto të vogëlushit Archie dhe menjëherë duka dhe dukesha morën masa ligjore duke i hedhur në gjyq ato.

Së fundmi duket se gjykata ka vendosur në favor të Megan dhe Harry. Sipas ‘’The Guardian’’ administratorët e ‘’Splash UK’’ kanë vendosur që Splash nuk do të bëjë asnjë fotografi të Dukës dhe Dukeshës ose të djalit të tyre në të ardhmen.

“Kjo zgjidhje është një sinjal i qartë se sjellja e paligjshme, invazive dhe ndërhyrëse e paparacëve nuk do të tolerohet dhe se çifti i merr seriozisht këto çështje, ashtu siç do bënte çdo familje”. – ka thënë një burim pranë çiftit.

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *