DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

On the Cover Showbiz

Françeska Jaçe – On Ambition, Success, Business

Shpërndaje

Franceska Jaçe është një modele e pëlqyer dhe pranuar pozitivisht nga publiku, e angazhuar shpeshherë në projekte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Prej dy vjetësh fokusi i modeles së njohur është edhe biznesi, ku ajo është themeluese e një agjensie turistike ‘’Jaçe Travel’’.

Me një sinqeritet të jashtëzakonshëm, modesti, si edhe të pacensuruar nga asgjë ajo ndan me ne detaje  nga jeta e re si një bizneswoman, raportin me modelingun,,televizionin, udhëtimet si edhe veten.

Gjithmonë e komentuar dhe pjesë e lajmeve rozë në lidhje me karrierën tuaj. Cila është formula që qëndron pas suksesit të Françeska Jaçes?

Nuk mendoj se është ndonjë sukses i madh të përflitesh në media për lajmet rozë. Ky nuk ka qenë dhe është synimi im.  Të flas për Françeskën, për qëllimet e jetës sime, për karrierën, arritjet si edhe biznesin, ky po është objektivi i informacioneve që dua të jap dhe ndaj me publikun dhe dashamirësit.

Ju prej 2 vitesh  një pjesë të kohës ia dedikoni edhe biznesit tuaj. Çfarë është ‘’Jaçe Travel’’? Si erdhi ideja për një sipërmarrje të tillë?

Françeska Jaçe - On Ambition, Success, Business 1‘’Jaçe Travel’’ është biznesi , të cilit kam 2 vjet që i përkushtohem.

Duke qenë një adhuruese dhe eksploruese e udhëtimeve  dhe duke njohur aftësitë e mia menaxhuese e ktheva pasionin në biznes. Është një biznes të cilit po i jap pjesën më të madhe të kohës sime dhe deri më tani gjithçka ka shkuar mbarë. Po punoj fort që kjo gjë të jetë dita-ditës edhe më e suksesshme.

A është e lehtë të ndërtosh një biznes në Shqipëri, sidomos për një grua?

Është e lehtë dhe e mundur kur një grua ka ambicie, ka durim, ka vullnet dhe punon fort. Sigurisht që ëndrra të mbërrij suksesin është shumë e rëndësishme vetëbesimi dhe mbështetja e pakushtëzuar familjare.

Sa e ka ndryshuar përfshirja në biznes rutinën tuaj ?

Unë s’kam pasur asnjëherë rutinë se gjithmonë kam ditur çfarë dua dhe ku dua të shkoj. Lajtmotivi dhe slogani që më ka shoqëruar dhe që më shoqëron dhe sot që kam biznes është : Ëndërro shumë dhe ëndrrën në mëngjes kur zgjohesh mundohu ta besh realitet. Në rastin tim, të kap avionin e radhës që më bën të mos jetoj në rutinë dhe të bëhem sy i klientëve të mi të ‘’Jaçe Travel.’’

Ju keni udhëtuar në shumë vende në mbarë botën. Cilin prej tyre do të zgjidhnit si vendin e duhur për të jetuar gjithë jetën?

Dua të jem eksploruese dhe të shëtis gjithë botën, por rrënjët t’i kem në Shqipëri.

Shqipëria është vendi im, ka një natyrë të bukur dhe një jetë me një ritëm mjaft interesant, kështu që nuk besoj se do të doja të largohesha që këtu ndonjëherë.

Cilat janë lajmet më të reja nga projektet e modelingut ku jeni pjesë?

Projekti më i fundit ka qenë bashkëpunimi me stilisten e njohur arabe, Zainab Alwawan si dhe  projekte në fushën e fotografisë dhe fotomodelingut me fotografin Endrit Mërtiri. Këto janë të realizuara tashmë. Për të tjerat, jam pak supersticioze  dhe nuk dua t’i përmend para, por kur të jenë të konkretizuara.

Ndër modelet më të famshme, por edhe më trendi duhet thënë. Bën lajm veshja, kombinimi, ngjyra etj… Sa e dhënë jeni pas modës?

Në Shqipëri të vishesh me brand-e të njohura bën lajm gjithmonë, por unë nuk vishem për të rënë në sy të lajmeve, por unë kam  pasion markat, i njoh mirë. Nuk mund ta mohoj se ka momente që nuk vesh marka shumë të njohura, mjafton të ndihem komode t’i kombinoj mirë.

Markat e preferuara? 

Louis Vuitton është marka ime e preferuar.

A keni pishmane që angazhimi në punë ju ka privuar nga jeta personale?

Jo nuk mund ta them që më ka privuar. Unë jam një njeri që di ta organizoj shumë mirë ditën time, duke i dhënë kohë dhe peshën që meriton çdo gjëje.

Si është bilanci personal i Françeskës, a është sot ajo çka ka dëshiruar të bëhet që kur ishte e vogël ?

Françeska Jaçe - On Ambition, Success, Business 2Është gjithmonë një bilanc pozitiv dhe që më bën krenar. Sigurisht kam akoma gjëra për të realizuar që të jem aty ku dua dhe duhet të jem.

Çfarë ka ndryshuar tek Françeska nga koha kur u shfaq për herë të parë në televizion?

E njoh më mirë botën e televizionit dhe ndoshta jam bërë më paqësore me veten.

Çfarë do të donit ju të ndryshonit në median shqiptare?

Të bëjnë lajme dhe jo thashetheme dhe drejtuesit t’i kthejnë shigjetat nga vetja. Kjo vlen për median, por dhe për të gjitha kontekstet e jetës në përgjithësi . JETONI dhe PUNONI…!

Dukeni gjithnjë në formë dhe e kuruar. Çfarë është e bukura për Françeskën dhe sa kujdeseni për fizikun tuaj ?

Në radhë të parë, falenderoj genin nga prindërit. Në radhë të dytë, nënën natyrë që është treguar bujare me mua. Në radhë të tretë, falenderoj Françesken (qesh ) që diti të kujdeset shumë mirë për këto dhurata .

Fotot që do të shoqërojnë këtë intervistë,  janë shumë të bukura… Çfarë dëshiron të thuash përmes tyre?

Roma është vendi ku e realizova këtë set me fotografin Endrit Mërtirin  dhe Enin (make up artistja ) që i falenderoj se realizuan atë që unë kërkoja të transmetoja; femrën e fortë, luftarake dhe te bukur. Vetëm femrat në Romën e lashtë më kanë frymëzuar.

Si një drejtuese e një agjencie turistike, cilat janë destinacionet që do u sugjeronit shqiptarëve këtë fund viti?

‘’Jaçe Travel’’ u mundëson klientëve të saj kënaqësi dhe shërbim maksimal në çdo destinacion që ata do të zgjedhin. I vetmi sugjerim që unë do të jepja është që  të vizitojnë faqen tonë ’’Jaçe Travel’’ ku do të gjejnë oferta të vazhdueshme dhe ekonomike për të gjitha shtresat e popullsisë për të udhëtuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *