“Friends “, seriali që edhe pas 27 vitesh vazhdon të mbetet popullor
Shpërndaje

Si sot 27 vite më parë është transmetuar për herë të parë “Friends” , i cili në pak kohë u shndërrua në një serial popullor në mbarë botën.
“27 vite më parë…që kur filloi Friends”,- ka shkruar 57-vjeçarja që luajti rolin e Monikës për 10 sezone në serial.
Popullariteti i madh bëri që kasti i aktorëve të bashkoheshin këtë vit në “Friends: The Reunion” që u publikua në platformën HBO me një edicion special 2 orësh.
Seriali trajtoi çështje që asnjë shfaqje tjetër nuk i prekte nga frika se si do të pritej nga publiku. Edhe pas kaq vitesh “Friends” mbetet ende një nga seritë më ikonik.