Frika nga Covid-19/ Shtyhet sërish dhënia e çmimeve “Oscar”
Shpërndaje

Në një takim virtual në platformën “Zoom” të bordit prej 54 anëtarësh të Akademisë së Artit dhe Shkencave u vendos që të shtyhet ceremonia e “Oscar Awards” nga 28 shkurti deri në 25 prill 2021.
Akademia, pjesë e së cilës janë edhe figura si si Steven Spielberg, Laura Dern dhe Whoopy Goldberg ka ndryshuar edhe rregulloren. Për t’u kualifikuar, një film artistik duhet ta ketë datën e lëshimit midis 1 janarit 2020 dhe 28 shkurtit 2021.
Data e ndryshimit nga shkurt në prill u bë me qëllimin sepse Akademia i druhet një valë të dytë të mundshme të COVID-19 në vjeshtë dhe dimër, çka paraqet rrezik të madh për organizimin e një eventi të tillë në shkurt.