DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Showbiz

Fustani i nusërisë së Ariana Grandes frymëzim nga Audrey Hepburn

Shpërndaje

Artistja e njohur Ariana Grande i befasoi të gjithë teksa u martua në fshehtësi me të dashurin e saj të zemrës, Dalton Gomez. 27-vjeçarja thuhet të ketë kurorëzuar dashurinë me martesë në një ceremoni intime me rreth 20 të ftuar, në shtëpinë e saj në Montecito të Kalifornisë. Disa ditë pas bërjes publike të lajmit, artistja ka ndarë me fansat disa nga fotot më të bukura të kurorëzimit të dashurisë së saj. Ndërsa fansat e yllit të popit mund ta kishin imagjinuar atë me një fustan glamurozë dhe tejet voluminoz në ditën e saj të madhe, nusja zgjodhi një pamje shumë më të hijshme dhe elegante.

Ariana  veshi një fustan prej mëndafshi me bel të ngushtë, i cili kompletohej me një vello të frymëzuar nga Audrey Hepburn, me një hark të hollë në formë fjongoje saten. Ajo zgjodhi vathë me perla dhe diamantë nga marka Lorraine Schwartz për t’iu përshtatur unazës së fejesës (një unazë e bukur, me platin dhe diamant).

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *