DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Fustani që Winehouse veshi për performancën e saj të fundit shitet në ankand për 243,200 $

Shpërndaje

Fustani që këngëtarja Amy Winehouse veshi për performancën e saj të fundit u shit të dielën në një ankand në Kaliforni për 243,200 dollarë.

Artsitja e famshme u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare më 23 korrik të vitit 2011, nga helmimi akut si pasojë e konsumit të alkoolit.

Fustani ishte i fundit që ajo veshi në një koncert në Beograd në vitin 2011.Veshja ishte kryesorja e një koleksioni prej 800 artikujsh personale, duke filluar nga intimet dhe DVD-të e deri te librat dhe make-up që u nxorën në shitje nga prindërit e Winehouse, Mitch dhe Janis. I gjithë koleksioni solli 4 milionë dollarë, dyfishi i parashikimit fillestar, sipas shtëpisë së ankandit Julien’s.

Të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Amy Winehouse, i cili mbështet të rinjtë e pambrojtur që luftojnë me varësinë nga droga dhe alkooli (të njëjtat varësi që i morën edhe jetën yllit të muzikës.)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *