‘’Future Nostalgia’’/ Një dokumentar për performancat dhe koncertin e Dua Lipës
Shpërndaje

Dua Lipa po bëhet gati të nisë turneun e saj “Future Nostalgia” muajin e ardhshëm. Këngëtarja do të ndiqet nga kamera gjatë gjithë performancave. Sipas mediave pamjet pritet të shndërrohen më vonë në një dokumentar. Ylli i hitit “Don’t Start Now” do të nisë turneun me buxhetin më të madh të karrierës së saj. Ky turne do t’i përfshijë të gjitha; do të jetë i mbushur me koreografi, veshje të ndryshme, që japin idenë e një spektakli të vërtetë në ekran.
Dhe pamjet e xhiruara në prapaskenë mund të japin gjithashtu një vështrim në jetën e saj private dhe raportin me fansat. “Dua është një nga yjet më të kërkuara në botë për momentin. Të gjithë duan një pjesë të saj. Ekipi i saj është kontaktuar nga kompani të ndryshme të cilat me të vërtetë janë të etur për të marrë një film koncert apo dokumentar me këngëtaren”, tha një burim nga industria e muzikës.
Lady Gaga dhe Shawn Mendes janë ndër këngëtarët që kanë bërë dokumentarë të turneut në prapaskenë për Netflix. Filmi i Gaga-s “Five Foot Two” u publikua në vitin 2017, ndërsa ai i Shawn-it “In Wonder” në 2020.
Në maj të vitit të kaluar, Pink ndoqi të njëjtin shembull, duke e publikuar “All I Know So Far” për Amazon Prime.
Për turneun, Dua po punon me të njëjtin ekip që prodhoi koncertin e saj mbresëlënës të transmetimit të drejtpërdrejtë të “Studio 2054” në nëntor 2020.