DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Gabimet që shkaktojnë celulitin. 5 faktet që duhet të dini

Shpërndaje

Celuliti shfaqet në pothuajse 85% të grave pas moshës së adoleshencës. Studimet tregojnë se ai shfaqet për shkak të peshës trupore, ndryshimeve hormonale, por aty mund të ndikojnë edhe predispozitat gjenetike. Ai zakonisht shfaqet në bark, vithe, kofshë dhe mbi bërryla.

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen e celulitit. Sa më shumë rritet mosha juaj aq më pak estrogjen prodhohet. Më pak estrogjen në trup do të thotë qarkullim jo i mirë i gjakut, rënie e prodhimit të kolagjenit të ri dhe shkatërrim i indit lidhor ekzistent.

Përtej trajtimeve estetike dhe ndërhyrjeve mjekësore e rëndësishme është mirëmbajtja e trupit në çdo kohë me metoda natyrale.

Disa fakte që duhet t’i dini:

1.Celuliti mund të shkaktohet nga toksina

Një nga shkaktarët kryesorë të celulitit janë toksinat nga një diet aspak ideale, kështu që të ushqyerit mirë është thelbësore. Ushqimi i përpunuar duhet të shmanget patjetër.

2.Një diet e shëndetshme është shumë e rëndësishme në eliminimin e celulitit

Një diet e shëndetshme, e pasur me antioksidant dhe lëndë të tjera ushqyese lejojnë që trupi juaj, në mënyrë natyrale, të largoj yndyrna të tepërta në trup. Dieta ideale konsiston në përdorim të lartë të fibrave dhe përfshin fruta të freskëta.

3.Konsumoni shumë ujë

Një ndër hapat e parë kundër luftës ndaj celulitit është pa dyshim uji. Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eliminuar edhe toksinat në trup. Ju mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë. Këshillohet të konsumoni rreth 2 litra ujë në ditë.

4.Ushtrimet janë çelësi

Faktori më i rëndësishëm për të larguar celulitin janë ushtrimet fizike të kryera rregullisht. Ushtrime të cilat kanë si objekt dhe shënjestër zonat në të cilat shfaqet celuliti.

5.Celuliti nuk ndodh vetëm tek personat mbi peshë

Mbipesha zakonisht e bën më të dukshëm celulitin. Por celuliti shfaqet gjithashtu edhe tek personat elegant ose me forma të ndryshme trupore. Shira Ein-Dor, pronarja e  “American Cellulite Reduction Center “ në New York City tregon se ka trajtuar për celulitin edhe modele të Victoria Secret edhe pse ato ushqehen mirë dhe ushtrohen mjaftueshëm fizikisht.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *