DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Gates për vaksinat kundër COVID-19: Deri në Shkurt do të dëshmohet që janë efikase dhe të sigurta, duroni edhe pak – mbani maskat

Shpërndaje

Bill Gates, beson se pothuajse çdo vaksinë kundër coronavirusit do të jetë efektive, shkruan CNN.

“Besoj se nga Shkurti të gjitha këto vaksina do të jenë efikase dhe të sigurta. Akoma po rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 dhe pritet të ketë rritje deri në Shkurt, e kjo në SHBA do të nënkuptonte dymijë të vdekur brenda 24 orëve – deri në atë periudhë”, ka  shtuar Gates.

“Për këtë këmbëngul  që të  mbani maskat – duroni deri në pranverë sepse atëherë vaksinat do të fillojnë të zvogëlojnë numrin e të infektuarve – gjithashtu do të ndihmojë edhe ndryshimi i motit, pra temperaturat e larta”, tha ndër tjera miliarderi amerikan.

“Duhet të kujdeseni që vaksinat të mos shpenzohen kot, por besoj se edhe kjo do të zgjidhet disi. Mendoj që do të ketë mjaft njerëz që menjëherë do të vaksinohen dhe ata do të tërheqin të tjerët dhe kështu me kalimin e kohës do të arrijmë nivelin e 70 për qind, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes”, ka shtuar Gates.

Në Shtetet e Bashkuara, 26 Nëntori, Dita e Falënderimeve, është një festë e rëndësishme që zakonisht pret festime të mëdha familjare. Prandaj, Gates u bën thirrje bashkëqytetarëve të tij që të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë pushimeve, dhe të shmangin takimet e mëdha.

Ai shpjegoi qe personalisht  do ta kalojë ne shtepi dhe me nje pjese te miqve dhe  anëtarë të familjes do te lidhet  përmes  video-konferences .

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ