DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Gati për Torino 2022/ Ronela Hajati triumfon në Festivalin e 60-të të Këngës

Shpërndaje

Ronela Hajati është fituesja e Festivalit të 60-të të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar.

Kënga e saj “Sekreti” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022 që do të mbahet në Torino.

Këngëtarja teksa u shpall fituese ia dedikoi fitoren babait të saj të ndjerë. “Ky çmim shkon për babain tim”, tha ajo, duke shtuar se e ëma që ndodhet në sallë duhet të ndihet sot krenare për të. Vendi i dytë i takoi këngëtarit Alban Ramosaj me këngën ‘’Theje’’.

Të dyja performancat kanë spikatur gjatë të gjithe festivalit, duke fituar zemrat e publikut dhe mbështetjen e fansave.

Në vend të tretë janë renditur dy këngëtarët, Rezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti.

Kjo natë, e konceptuar si “Nata e Eurosongut”, solli një pjesë të këngëve pjesëmarrëse të kënduara në gjuhën angleze.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *