DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Lifestyle

‘’Geisha Milano’’- brandi-i që sjell stilin dhe elegancën europiane në Tiranë

Shpërndaje

Nga Fatima Gorezi

Që prej vitit 2005 . Geisha Milano është ndër nga emrat më të rëndësishëm të modës dhe stilit në kryeqytet, duke sjell koleksionet më të reja të frymëzuara nga markat ndërkombetare nga Italia, Anglia,Turqia etj. Eleganca dhe klasi i Geisha nuk kishte si të mos ishte sipërmarrje dhe vizion i një njeriu të dashuruar pas konceptit të të bukurës si Klodiana Bocka. Me një karrierë më shumë se 20 vjeçare në TKOB, ky biznes  përfaqëson ambicien dhe këmbënguljen e saj. Në këtë intervistë për STAR PEOPLE , ajo tregon si mund të vishesh plot elegancë dhe klas frymëzuar nga GEISHA MILANO.

Si erdhi ‘’Geisha Milano’’ në Shqipëri dhe cila është historia që qëndron pas?

Geisha Milano e ka fillesën në vitin 2005, kur unë dhe bashkëshorti im ishim në kërkim të një firme prestigjioze në Itali. Fokusi ynë ishte i përqendruar në një firme ekskluzive e cila duhet të ofronte elegancë, cilësi dhe çmime konkurruese. Nëpërmjet një të afërmit tonë, arritëm të lidhnim kontaktet me firmën e Geisha Milano-s dhe mundësuam një takim me ta. Fillimisht, më tërhoqi vëmendjen emri i cili personifikonte femrën e veshur me elegancë dhe klas, me pas u prezantova me larmishmërinë e modeleve që kjo markë ofronte, të cilat arrinin pritshmëritë e mia. Përfaqësues të firmës Geisha Milano erdhën në Shqipëri dhe arritëm të mbyllnim një marrëveshje me ta.

Si ka qenë në gjithë këto vite rrugëtimi i Geisha Milano ? Cila është tipologjia e klientëve që keni?

Raporti im me klientët ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë miqësor. Jam e lumtur që në 16 vite kam marr reagime shumë pozitive nga klientët të cilët janë prezantuar të veshur me Geisha Milano në përditshmërinë dhe eventet e tyre. Tipologjia e klientëve varion pasi ne ofrojmë një gamë të gjerë veshjesh për ambiente dhe evente të ndryshme duke përfshirë këtu veshje për zyra, përditshmëri, mbrëmje apo festa.

‘’Geisha Milano’’- brandi-i që sjell stilin dhe elegancën europiane në Tiranë 1

Nga emri krijohet ideja e markave të shtrenjta dhe të kushtueshme. Cilat janë brand-et që  mund të gjejmë tek ju?

Siç e përmenda dhe me parë, Geisha ofron një gamë të gjerë veshjesh të cilat kanë një kualiteti të lartë. Duke ju refruar kualitetit, çmimet në dyqan krahasuar me tregun janë optimale dhe të përballueshme. Fillimisht, Geisha Milano përfaqësohej vetëm nga marka e Geisha-s e vendosur në Milano. Më vonë kjo linje është plotësuar me artikuj të brand-eve të tjera të cilat vijnë nga Milano, Londra dhe Stambolli.

Periudha pandemike bëri që e-commerce dhe shitja online të njihte momentin e saj më të mirë. Si ka qenë kjo periudhë për biznesin tuaj?

Për shkak të pandemisë e cila pati një impakt negativ në biznesin tonë, stafi i Geisha-s dhe unë ndërmorëm hapin e menaxhimit të faqes së Geisha Milano online. Duke qenë se kemi vetëm pak muaj që operojmë online, mund të them se kemi marr një impakt mjaft pozitiv nga ndjekësit tanë virtual të cilët tregojnë interes për gamen që ne ofrojmë.

Pse mendoni se njerëzit duhet të vishen ‘’ frymëzuar nga Geisha’’?

Veshjet e Geishës përfaqësojnë një kualitet të lartë me çmime optimale.

Geisha sjell koleksionet më të reja të frymëzuara nga markat ndërkombetare në Itali, Angli dhe Turqi.

Ashtu si vete emri, edhe veshjet e Geishës personifikojnë elegancë dhe klas.

Veshjet janë unike duke konsideruar sasinë e limituar që ne ofrojmë për një model të caktuar.

Flasim pak edhe për ju, përtej aktivitetit dhe sipërmarrjes në ‘’Geisha Milano’’, ju jeni pjesë e TKOB. Na tregoni pak më tej për karrierën tuaj në opera ?

Karriera ime ka nisur përpara 23 vitesh në TKOB si soprano. Kënga ka qenë gjithmonë një pasion i imi që në moshën 4-vjeçare kur jam ngjitur në skenë për herë të parë në festivalin e fëmijëve. Profesioni im me fal një kënaqësi të vërtetë dhe emocione përtej sipërmarrjes së Geisha Milano-s e cila luan një rol të veçantë gjithashtu në përditshmërinë time.

Çfarë e lidh biznesin dhe modën me artin? Si jetojnë këto treja të brendashkruara Klodianës?

Unë do ta përshkruaja modën si arti i përditshmërisë në të cilën çdo individ zgjedh të identifikohet. Arrij ta shoh shpesh frymëzimin që moda merr nga arti. Moda dhe arti në konceptin tim personal përfaqësojnë elegancën dhe bukurinë. Këto të dyja shprehin ndjeshmërinë dhe anën time emocionale. Ndërsa biznesin, te cilin kam vendosur ta përshtas me anën time tjetër të ndjeshme, pra artin dhe modën, përfaqëson ambicien, këmbënguljen dhe vetëbesimin tim. Të treja bashke ndërthuren në harmoni tek unë.

‘’Geisha Milano’’- brandi-i që sjell stilin dhe elegancën europiane në Tiranë 4Përveç karrierës dhe biznesit, ju jeni edhe nënë e dy fëmijëve? Si e gjeni balancën mes biznesit, karrierës dhe familjes?

Familja luan rolin më të rëndësishëm në jetën time prandaj jam e dedikuar plotësisht tek ta. Familja, karriera dhe biznesi marrin kohen dhe përkushtimin e tyre të cilat për fat të mirë kam arritur t’i menaxhoj siç duhet. Unë mendoj se kur gjerat bëhen me dashuri dhe pasion të madh mund të arrihet balanca mes tyre dhe të ketë një përfundim pozitiv.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *