DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

George Clooney paralajmëron mediat: Mos nxirrni fotografi të fëmijëve të mi se u rrezikoni jetën

Shpërndaje

Aktori i njohur,George Clooney përmes një letre të sinqertë u ka kërkuar mediave që të mos publikojnë foto që tregojnë fytyrat e fëmijëve të tij në mënyrë kategorike, pasi do t’i ekspozonin ndaj rrezikut.

Natyra e punës së gruas sime e detyron atë të përballet dhe të gjykojë grupet terroriste dhe ne marrim sa më shumë masa paraprake që të mundemi për të mbajtur familjen tonë të sigurt. Ne nuk mund t’i mbrojmë fëmijët tanë nëse ndonjë media nxjerr fytyrat e tyre në kopertinë.

Ne nuk kemi shitur kurrë një foto të fëmijëve tanë, nuk jemi në rrjetet sociale dhe nuk postojmë kurrë foto, sepse po të bëjmë një gjë të tillë do të vinte jetën e tyre në rrezik. Jo rrezik paranojak, por çështje të botës reale, me pasoja të botës reale.

Shpresojmë që edhe ju do të bini dakord që nevoja për të shitur reklama nuk është më e madhe se nevoja për të mbajtur fëmijët e pafajshëm larg rrezikut’’ -shkruan aktori i famshëm George Clooney.

Clooney tha se vendosi të shkruante letrën pasi pa fotot e vajzës njëvjeçare të aktores amerikane, Billie Lourd të publikuara në internet.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *