DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

George dhe Amal Clooney dhurojnë një milion dollarë për rikuperimin e dëmeve nga pandemia

Shpërndaje

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal iu bashkuan një liste në rritje të të famshmëve që dhurojnë paratë e tyre për të ndihmuar ata që preken nga pandemia e koronavirusit.

Sipas ‘’Daily Mail’’ ata do të dhurojnë më shumë se një milion dollarë të fondeve të tyre personale për të ndihmuar në zbutjen e dëmeve të pandemisë. Aktori 58-vjeçar dhe avokatja 42-vjeçare për të drejtat e njeriut kanë ndarë dhurimin në gjashtë copëza për organizata të ndryshme me vlerë qindra mijëra dollarëshe.

Paratë do të ndihmojnë të gjithë; nga kolegët e George që luftojnë në Hollywood mes pikëpyetjes së mbylljes së industrisë, deri tek ndihma për të moshuarit dhe të pastrehët . 300,000 dollarë  do të ndahen midis Bankës Libaneze të Ushqimit, rajonit  të Lombardisë në  Itali dhe Shërbimit Kombëtar të Shëndetit të Mbretërisë së Bashkuar (NHS).

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *