Gigi Hadid me një paraqitje të guximshme në kopertinë të revistës “Harper’s Bazaar”
Shpërndaje

Gigi Hadid ka bërë paraqitjen e saj më të guximshme në kopertinë të revistës “Harper’s Bazaar”. Modelja, 26 vjeçare, mbante veshur një xhaketë sportive Gucci dhe këmishë me pulla.
Supermodelja, e cila u bë nënë për herë të parë në shtator 2020, ku solli në jetë vajzën e saj Khai, në një fotografi tjetër pozoi me një veshje për burra nga The Row së bashku me një parukë të zezë.
Në rrëfimin e saj, Hadid zbuloi detaje nga jeta e saj e re me Khai-n dhe sesi e ndan jetën mes karrierës dhe familjes.